Para pak çastesh është raportuar se një zjarr i madh ka përfshirë restorantin në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, në Obiliq.
Lajmin rreth këtij zjarri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bënë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.
