Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e edhe një personi të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga institucionet e drejtësisë për zbardhjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës e Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
I arrestuari, me inicialet J.R., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
“Arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
