Lagjja “Bregu i Diellit” në kryeqytet është bllokuar nga Policia e Kosovës. Më saktë, bëhet fjalë për rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

Në pamje shihen disa patrulla të policisë, të cilat kanë bllokuar rrugën. Po ashtu, shihet edhe një autoambulancë.

Gazeta Demos ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.