Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia bastis shtëpinë e Top Kolshit një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit, jep detaje se çka u gjet

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 09:08
Policia bastis shtëpinë e Top Kolshit një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit, jep detaje se çka u gjet

Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen dhe groposjen e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se bastisja është kryer me urdhëresë të Gjykatës, ku në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike.

“ VRASJE E RËNDË /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Lipjan / 03.08.2025 – 12:05. Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin, më 03.09.2025 bazuar në urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në raport.

Ndaj Kolshit, Gjykata ka caktuar paraburgimin më 13 gusht.

Në njoftimin e Gjykatës për paraburgim thuhet se Kolshi nuk e ka kryer vrasjen i vetëm, por se në rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, ende të paidentifikuar

Caktimin e paraburgimit, Gjykata e ka arsyetuar me rrethanat që nëse i njëjti ndodhet në liri, ka rrezik që të arratiset apo t’i shmanget thirrjeve nga Gjykata apo Prokuroria.

I dyshuari thuhet se ka të kaluar kriminale, dhe se në njërin rast besohet që viktimë ka qenë i ndjeri.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës është thënë se pas intervistimit i dyshuari, Top Kolshi e kishte pranuar se ka kryer veprën penale.

Më shumë nga Lajme

  • 20:01Erion Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  • 20:01Ish-ambasadori amerikan për vdekjen e Mladiqit: Shpresoj të ketë ferr
  • 19:57Lladrovci: Ditë krenarie për emërimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së
  • 19:43Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro
  • 19:40Hoti kritikon Vuçiqin për deklaratën për Mlladiqin: Mendësia kriminale e viteve ’90 është ulur këmbëkryq në Beograd