Një ngjarje e ndodhur sot ka ngritur shqetësime për Burim Ramadanin e Aleancës, e cila ka të bëjë me kushtet e punës së zyrtarëve policorë.
Siç ka njoftuar Ramadani, sot një veturë inteligjente e Policisë me targat “01-301-PZ”, e cila përdoret për kontrollin e trafikut, është prishur.
Për rregullimin e të njëjtës, Ramadani tha se po merren privatisht vetë policët, ku me paratë e pagës së tyre po e financojnë rregullimin teknik.
“Sot, policët e rregullojnë privatisht veturën e policisë. Vetura inteligjente e Policisë me targat 01-301-PZ është prishur dhe policët vet, nga paga e vet, po e rregullojnë!
