Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Po përgatiteshim t’ia festonim ditëlindjen”, miku i Qosjes flet për takimin e fundit me akademikun

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 16:06
“Po përgatiteshim t’ia festonim ditëlindjen”, miku i Qosjes flet për takimin e fundit me akademikun

Akademiku Rexhep Qosja u nda nga jeta sot në moshën 89-vjeçare.

Për takimin e fundit me të, ka folur miku i tij, botuesi Fatmir Toçi i cili ndër të tjera tha se vdekja e akademikut është një dhimbje shumë e madhe.

Ai zbuloi se me Qosjen u takua pak ditë para se të shtrohej në spital.

“Lidhja jonë erdhi nëpërmjet letërsisë gati tre dekada më përpara, por u bë shumë e fortë. Një lidhje miqësore, një lidhje familjare… Ne ishim si anëtarë të familjes së tij. E kam takuar për herë të fundit pak ditë para se të shtrohej në spital, para 2-3 javësh. E takova në shtëpinë e tij, në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pasi ndërroi jetë edhe një prej vajzave të tij, të cilën ai e përjetoi në mënyrë të jashtëzakonshme dhe unë mendoj që ndoshta në gjendjen e tij shpirtërore dhe shëndetësore mund të ketë ndikuar dhe kjo ngjarje për humbjen e parakohshme të një prej vajzave të tij”, u shpreh Toçi për A2Cnn, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Toçi tregoi se si ishin në përgatitje për t’ia festuar ditëlindjen e 90-të më 25 qershor për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në letërsinë shqipe.

“Profesor Rexhep Qosja, ashtu siç ishte i madh në dimensione të jashtëzakonshme gjatë jetës së tij, edhe në momentin e përcjelljes, në momentin e fundit të jetës e kishim menduar në këtë mënyrë, ky është një amanet i lënë kohë më parë. Amaneti i tij thelbësor ka qenë pikërisht ky: donte që ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit të bëhej vetëm nga familja e vogël dhe të prehej pranë bashkëshortës së tij, e cila ka ndërruar jetë para disa viteve. Marrëdhënia me bashkëshorten ka qenë jashtëzakonisht e fortë, një lidhje e jashtëzakonshme në çift përgjatë një jete të tërë të profesor Rexhepit. Në 25 qershor ne përgatiteshim për t’i festuar 90-vjetorin e lindjes, ashtu siç e meritonte për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në letërsinë shqipe, në fushën akademike, në shoqërinë shqiptare, në kulturën shqiptare, por edhe si një nga njerëzit më aktivë në çështjet e ditës, domethënë jo si shumë intelektualë që presin të precipitojnë gjërat dhe pastaj të mbajnë qëndrimet e tyre. Rexhepi ka qenë pararojë i të gjithë zhvillimeve politike, kulturore, shoqërore, shqiptare dhe me zërin e tij ka qenë një kontribut i jashtëzakonshëm ndoshta dhe për orientimin e botës shqiptare në një periudhë të vështirë siç ishin ngjarjet në Kosovë, ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vetë Shqipërinë pas viteve ‘90 deri më sot”, shtoi Toçi.

Rexhep Qosja

Më shumë nga Lajme

  • 15:54Zjarr në Babicë të Vlorës, flakët rrezikojnë një banesë, ndërhyjnë zjarrfikësit
  • 15:53Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite
  • 15:42“Nga sot e tutje, ASNJË TOLERIM!” – Kushtrim Shkodra i raporton në Polici ata që fyen UÇK-në dhe krerët e saj
  • 15:31Vëllai i Hashim Thaçit, Idriz Thaçi, pjesë e protestës në Vjenë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 15:31Osmani përkujton Ahmet Krasniqin: Sot, kujtimi për të është edhe një thirrje për drejtësi