Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​“Po na kufizohet çdo gjë”, çmimi i naftës rritet sërish

GD
Gazeta Demos12 korrik 2026 në 19:00
​“Po na kufizohet çdo gjë”, çmimi i naftës rritet sërish

Vazhdon shtrenjtimi i karburanteve sërish. Sot çmimi i naftës ka arritur në vlerën prej 1.50 euro centë për një litër, çmim ky maksimal i përcaktuar për sot nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ky shtrenjtim, për qytetarët po është i papërballueshëm dhe një shpenzim më shumë. Derisa më 25 qershor, çmimi i naftës në vendin tonë pati rënë në 1.36 euro-centë për litër. Qytetari njëherësh kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka kërkuar sot nga Qeveria e Kosovës të kontrollojnë rritjen e këtyre çmimeve.

Hykolli për KosovaPress vlerësoi se rritja e çmimit të naftës po e rëndon edhe më shumë buxhetin e qytetarëve, duke kufizuar sidomos lëvizjen e tyre. Ai u bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve socialë që të trajtojnë me urgjencë këtë situatë, pasi, sipas tij, çmimet janë bërë të papërballueshme për qytetarët.

“Rritja e naftës sot është një shpenzim plus për ne si qytetarë të Kosovës. Domethënë na kufizohet çdo gjë; udhëtimi, kryesisht. Qeveria e Kosovës edhe partnerët socialë duhet patjetër që ta shikojnë këtë, këtë ngritje të çmimit, sepse është e papërballueshme për qytetarët e Kosovës”, tha Hykolli për KP.

Ndërsa Ilir Brajshorii po i duhet t’i reduktojë udhëtimet në përditshmëri shkak i këtyre çmimeve.

“Po, po, shumë gjëra po i heqim, a po dëgjon? Se ndonjëherë po duhet, se s’po mundesh me ia dalë, po kupton, me këtë rrogë, a din?”, tha Brajshori.

E sipas Shpend Gjinajt, qytetarët po e kanë të domosdoshme t’i përballojnë këto situata.

“Qytetarët po e përballojnë, dashte s’dashte, jemi të detyruar… Qeveria të punojë më shumë”, tha Gjinaj.

Gjatë muajve të fundit, çmimi i derivateve është rritur dhe kjo ka vështirësuar jetën e përditshme të qytetarëve.

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës për sot është 1.50 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.39 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.61 cent për litër.

Çmimi për naftën është shtrenjtuar për 1 cent krahasuar me çmimin sa ishte dje 1.43 euro-centë, përcjell KosovaPress. Derisa më 25 qershor, çmimi i naftës pati rënë në 1.36 euro-centë.

Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik – si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë.

Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.

nafta

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Protestuesit nuk ndalen, nga sheshi ‘Skënderbeu’ marshojnë për te EULEX-i
  • 23:31‘‘Donika tradhtare’’, Peci i reagon Mërgim Lushtakut: Axhamiu i Samisë, shihe çfarë helmi prodhon PDK’ja kur bjen nata
  • 23:22Deputetja e LDK ankohet për shllajfa, bori, bërtima në protestë: PDK t’i riorientojë protestuesit
  • 23:03Berisha: E kam incizimin, ishte urdhër të themelohej Gjykata Speciale, Kosova s’kishte alternativë
  • 22:44Besnik Berisha ngre alarmin, bën thirrje për protestë paqësore: Kjo është e keqja që mund t’i godasë ish-krerët në Hagë