Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 14:27
“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Cernobbio të Italisë, ku ka marrë pjesë në forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Evropën”.

Diskutimi u përqendrua te roli i Mesdheut, si dhe sfidat e reja me të cilat përballet Evropa dhe bota.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te nevoja që Evropa të forcojë autonominë e saj në sektorët strategjikë, veçanërisht sa i përket lëndëve të para kritike. Sipas tij, përfshirja e Ballkanit Perëndimor në këtë proces mund të ndryshojë ndjeshëm situatën.

“Evropa nuk arrin autonominë e vet në lëndët e para kritike brenda kufijve të vet dhe në kuadrin kohor. Nëse Ballkani Perëndimor nuk do të përfshihet për të na futur brenda, situata mund të ndryshojë”, u shpreh Rama, raporton TopChannel.

Kryeministri shqiptar përmendi edhe potencialin e Shqipërisë për sa i përket burimeve natyrore, duke theksuar rezervat e bakrit dhe duke bërë thirrje për më shumë investime evropiane në vend.

“Shqipëria ka një rezervë të madhe bakri dhe po zbrazim Kinën që Evropa të vijë”, tha Rama, duke shtuar me humor se shqiptarët janë “talebanët perëndimorë”, pasi vendi nuk ka marrëdhënie me Rusinë.

“Jemi i vetmi vend në botë që nuk kemi pasur asnjë autoritet rus të na vizitojë dhe as nuk na merr malli. Jemi i vetmi vend në Evropë që nuk ka një investim të mirëfilltë dhe nuk na mungon”, deklaroi ai, duke e shoqëruar këtë pjesë me batutën: “Po më merr Putini në telefon”.

Rama foli gjithashtu për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke shprehur bindjen se vetë BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit të saj.

“Unë nuk besoj se do të ketë ndonjëherë vend për ne në BE nëse diçka nuk do të ndryshojë në BE. Nuk besoj se 2027 do të na presë lumturisht me kompetencën e vetos, me kompetencën tonë”, tha kryeministri.

Sipas Ramës, integrimi gradual është rruga më e përshtatshme për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, duke nisur nga aspektet konkrete të bashkëpunimit.

“Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE dhe për ta nisur nga pjesa reale, që është tregu i përbashkët”, përfundoi Rama.

ramamerrputini

Të ngjashme

Zjarret në Himarë dhe Fier, reagon Rama: Situata është nën kontroll

Zjarret në Himarë dhe Fier, reagon Rama: Situata është nën kontroll

11:34
rama:%20Sonte%20n%C3%AB%20Taranto,%20e%20marrim%20flamurin%20e%20Loj%C3%ABrave%20Mesdhetare%20p%C3%ABr%20ta%20sjell%C3%AB%20n%C3%AB%20Prishtin%C3%AB

Rama: Sonte në Taranto, e marrim flamurin e Lojërave Mesdhetare për ta sjellë në Prishtinë

20:26

Më shumë nga Lajme

  • 15:44Vërshëllima, hedhje vezësh dhe brohoritje “Ik, ik!” – Vuçiqi nuk mirëpritet nga mijëra qytetarë të Nishit
  • 15:34“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Gjilan, ora e lirisë për çlirimtarët
  • 15:25Tre vatra zjarri përfshijnë Kukësin, flakët aktivizohen në Tërthore dhe Zapod, era vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve
  • 15:00KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në kampin “Sparta” në Deçan
  • 14:53Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK-së nuk e kanë me Bekim Sejdiun, por me Albin Kurtin