Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Po kultivonin mijëra rrënjë kanabisi, policia angleze ua “korr” shqiptarëve para kohe

GD
Gazeta Demos1 korrik 2026 në 12:50
Po kultivonin mijëra rrënjë kanabisi, policia angleze ua “korr” shqiptarëve para kohe

Gjashtë persona, shumica e tyre të dyshuar si shqiptarë, janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar për përfshirjen në drejtimin e një fabrike të sofistikuar të kultivimit të kanabisit, e cila çoi në sekuestrimin më të madh të kësaj droge në historinë e Policisë së Nottinghamshire.

Gjykata e Nottinghamit dëgjoi se më 3 maj, policia hyri me forcë në një magazinë të fortifikuar në Botany Avenue, Mansfield, pasi efektivët kishin ndier një erë të fortë kanabisi dhe kishin dëgjuar lëvizje brenda godinës.

Gjatë operacionit u zbuluan afro 5 mijë bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur në tregun e zi nga 1 deri në 3 milionë paund, transmeton Top Channel.

Të dënuarit janë Lanti Avapi (45 vjeç), Artu Ruqu (44), Eldis Beneri (34), Elton Salihasi (41), Robert Ruko (48), të gjithë pa adresë fikse, si dhe Ardit Gjonaj (37) nga Smethëick. Ata pranuan fajësinë për akuzën e përfshirjes në prodhimin e një droge të klasit B.

Gjykatësi James Sampson e cilësoi operacionin si “jashtëzakonisht të madh dhe të sofistikuar”, ndërsa policia bëri të ditur se bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të kanabisit në historinë e Nottinghamshire, me gjithsej 4,863 bimë të zbuluara në magazinë.

Dënimet e dhëna janë:

Artu Ruqu – 36 muaj burg Ardit Gjonaj – 32 muaj burg Lanti Avapi – 24 muaj burg Elton Salihasi – 24 muaj burg Robert Ruko – 24 muaj burg Eldis Beneri – 22 muaj burg

Më shumë nga Lajme

  • 16:38Pacolli i reagon Zelenskyt: Kosova u tregua solidare, për keqardhje qëndrimi juaj
  • 16:35Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin
  • 16:33‘Pamje të tij si ushtar më 1999″, Nol Nushi ironizon me foton e Kurtit ku shihet duke u mbrojtur nga vezët
  • 16:31Kusari-Lila reagon pas tensioneve në Kuvend: Sulmi me vezë ishte surreal, nervoza e deputetëve doli jashtë kontrollit
  • 16:14Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska