Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Po dojmë me u faru si popull” - Berisha fajëson institucionet për tragjeditë e fundit

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 12:08
“Po dojmë me u faru si popull” - Berisha fajëson institucionet për tragjeditë e fundit

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka folur për  rastet e dhunës dhe vrasjeve në vend, duke e lidhur situatën me mungesën e institucioneve funksionale.

Berisha përmendi rastet e fundit të vrasjeve dhe dhunës, duke thënë se statistikat e dy muajve të fundit janë “të tmerrshme”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në mbështetje të prindërve dhe qytetarëve të shqetësuar për sigurinë.

 “Sot jemi çu të tmerruar me këtë se çka po ndodh në mungesë të institucioneve, po flas në aspektin e sigurisë. Një 17-vjeçar e mbyt një 14-vjeçar me thikë. Një burrë e vret gruan e vet me fëmijë në bark. Një plak 80-vjeçar e vret gruan e vet. Edhe këto janë statistikat e fundit. Nëse i kqyr brenda dy muajve, këto janë tmerruese. Sot, prej këtu, bashkë me kolegët deputetë, i ftoj të gjithë me shku në një protestë në ora 12:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, me i mbështetë ata qytetarë, ata prindër që kanë shqetësim për këtë situatë që po ndodh".

"E pse po ndodh kjo? Po ndodh në mungesë të institucioneve. Të njerëzve të papërgjegjshëm që e kanë zënë peng edhe Qeverinë, edhe Kuvendin, edhe të gjitha institucionet. Ne po duam, vëllezër e motra të dashur, po duam me u faru në komunikacion. Për çdo ditë ka lajme të tmerrshme. Femicidi, pastaj vrasjet kriminale. Kërkush nuk merret me këtë punë, nuk flet për këtë punë ose nuk i lë hapësirë kësaj teme që ne po dojme me u faru si popull”, tha Berisha.

berishafunditfaru

Të ngjashme

Ngjarjet e fundit në Gjilan, Hyseni kërkon kontrolle të shtuara në shkolla

Ngjarjet e fundit në Gjilan, Hyseni kërkon kontrolle të shtuara në shkolla

16:20
Pas pajtimit, Leo publikon foton e ëmbël me Lelën: “Dita e fundit në Gjermani”

Pas pajtimit, Leo publikon foton e ëmbël me Lelën: “Dita e fundit në Gjermani”

16:03
Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit

Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit

08:22
I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit

I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit

16:27

Më shumë nga Lajme

  • 07:41Banorët e Junikut e shpëtojnë një ari, kishte rënë në gjemba - Pamje nga vendi i ngjarjes
  • 07:36Këto vende do të mbesin pa rrymë, shkak punimet
  • 07:32Vranësira e shi, ky është parashikimi i motit
  • 23:48Gani Geci ka shkuar vullnetarisht në polici, do t’u përgjigjet mediave pas intervistimit
  • 23:36Çitaku i reagon Gani Gecit: Askush nuk merr leje prej teje për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët në Hagë