Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Po arratiseshin nga policia gjermane, aksidentohen rëndë tre shqiptarë

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 16:34
Po arratiseshin nga policia gjermane, aksidentohen rëndë tre shqiptarë

Tre shqiptarë u aksidentuan rëndë në Olsberg të Gjermanisë, pasi makina me të cilën po tentonin t’i shpëtonin policisë, u përplas me një dyqan fustanesh nusërie.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme 1 dhjetor 2025, kur një patrullë policie vuri re automjetin, që rriti shpejtësinë menjëherë, sapo pa policinë.

Oficerët nisën ndjekjen, por e humbën makinën nga pamja e tyre, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë. Vetëm pak minuta më vonë, rreth një kilometër e gjysmë larg, automjeti u gjet i aksidentuar rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka dalë nga rruga gjatë një kthese majtas, duke u përplasur fillimisht me vitrinën e dyqanit të veshjeve të nusërisë. Nga forca e goditjes, makina u përplas dhe më pas u kthye përmbys, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke përhapur mbeturina në një zonë të gjerë.

Zjarrfikësit njoftuan se dy prej të plagosurve u nxorën nga rrënojat e makinës, ndërsa i treti u gjet i shtrirë pranë saj. Në gjendje më të rëndë paraqitet pasagjeri që ishte në pjesën përpara të mjetit, i cili është në gjendje kritike, me fraktura të shumta në shtyllën kurrizore dhe në shpatulla. Edhe dy personat e tjerë janë dërguar në spital me plagë të shumta.

Policia gjermane konfirmoi se ndaj njërit prej personave në makinë është në fuqi një urdhër arresti për vepra kundër pronës. Ndërkohë, dy pasagjerët e tjerë dyshohet të kenë qenë nën efektin e alkoolit. Meqë roli i drejtuesit të mjetit nuk është përcaktuar ende, autoritetet u kanë marrë të dyve mostra gjaku. Rrethanat e plota të arratisjes dhe aksidentit mbeten nën hetim.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 09:29“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje
  • 09:25Kusari-Lila viziton Ambasadën e Kosovës në Strasburg: Shteti ynë tashmë ka shtëpinë e vet në pronësi
  • 09:24Musliu e quan hap të rëndësishëm veprimin e Qeverisë për Specialen: Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë
  • 09:19Ministri kroat paralajmëron Serbinë: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv, Kosovën e kemi aleate
  • 08:46Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro