Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Plumbi qorr dëmton një veturë që ishte e parkuar pranë një lokali, flasin Policia e pronari

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 20:00
Plumbi qorr dëmton një veturë që ishte e parkuar pranë një lokali, flasin Policia e pronari

Një veturë e parkuar pranë një lokali në rrugën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, është dëmtuar sot. Nuk ka të lënduar, ndërsa policia nisi hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se bëhet fjalë për një plumb qorr.

“Është gjuajtur një plumb qorr dhe policia është duke e hetuar rastin”, tha Pllana.

Pronari i lokalit ku është gjuajtur plumbi deshi të mos identifikohej. Ai tha për KosovaPress se se nga krisma menduan që është aksident trafiku.

“Po, po, unë jam pronari i lokalit këtu. Isha prezent jashtë me një fqinj dhe dëgjuam një krismë atje në atë pjesën tjetër të rrugës. Edhe për një moment menduam që veç ndeshje ose diçka, kështu që e pamë që ke goxha tollovi prej kerrit. Edhe kur pastaj një klient i kafes që ka qenë ulur këtu, na tregoi që plumbi veç rrugën në këtë pjesën e lokalit, apo po themi në llastër të lokalit këtu. Edhe na tregoi që ja ku është plumbi. Edhe pastaj e pamë, pasi që erdhi policia, pamë që kishte kthyer plumbin në një veturë të një fqinji. Edhe s’kemi ide ose ndonjë send pse ka mundur me ndodhë. Tash mbetet në dorë të policisë më shumë, po për njëherë për njëherë veç këto informata kemi, kurrgjë hala në polici me deklarata”, tha ai.

Pronari i lokalit tha se fatmirësisht, nuk kishte as persona të lënduar dhe as dëme të tjera materiale.

“Jo, fatmirësisht jo, veç ai dëmi në veturë edhe këtu s’ka bërë ndonjë farë dëmi diçka që me na pengu ose diçka. Po pati njerëz në kafe këtu, kemi qenë… krejt e kemi shikuar kur bëri zhurmë atje”, tha ai.

Edhe një deshmitar tjetër i ngjarjes, Berat Azemi, tha se fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë aksident trafiku, derisa u kuptua se në zonë kishte rënë një plumb.

“Po, kam qenë me një djalë këtu, ai t’u pi kafe. Edhe e dëgjuam një krismë, mendova që është një ndeshje. Edhe kështu ka kërcitur nja dy herë. Kur e pamë plumbi, ka shkuar, që këtu u ndal. Mandej thirrëm policinë, erdhën e konstatuan, ka ardhur prej lart plumb qorr, ashtu qysh qysh na thanë. Veç një kerr është dëmtuar pak. Tani është ardhur te kjo pika këtu, tjetër s’ka pasur”, tha Azemi.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 18:48PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës
  • 18:46Raporti i AUV: Qumështi dhe jogurti VITA, 100% të pastra – as vaj palme e as qumësht pluhur
  • 18:29Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK-në e Pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Thaçin
  • 18:13Seanca e nesërme në Kuvend, Aleanca del në konferencë sonte
  • 18:09Deliu: Është banale të ftohet seanca nesër, është farsë e VV-së