Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pllakë përkujtimore e Ukë Bytyçit në LDK, Abdixhiku: Uka u vendos aty ku e meriton

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 12:19
Pllakë përkujtimore e Ukë Bytyçit në LDK, Abdixhiku: Uka u vendos aty ku e meriton

Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës është shpalosur pllaka përkujtimore e Ukë Bytyçit, në 23-vjetorin e vrasjes së tij.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka njoftuar se shpalosja e kësaj pllake është bërë bashkë me gruan e të ndjerit, Kimeten, fëmijët Shqipen dhe Flamurin, si dhe bashkëveprimtarët politikë.

Abdixhiku thekson se Ukë Bytyçi është vendosur aty ku e meriton, pranë figurave të mëdha të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Uka është vendosur aty ku e meriton, pranë bashkëveprimtarëve të mëdhenj të kauzës kombëtare: Enverit, Xhemës, Shabanit, Ismetit e Nekibes – në Koridorin e Kujtesës,” shkruan ai.

Kreu i LDK-së ka shtuar se jeta e Ukë Bytyçit është rrëfimi i një brezi që e deshi Kosovën me punë dhe përkushtim.

“Jeta e tij është rrëfimi i një brezi që e deshi Kosovën me punë, me guxim dhe me përkushtim të pashoq. Nga demonstratat e ‘81-shit, në themelimin e LDK-së, në organizimin e rezistencës, në luftën për liri në Zonën Operative të Pashtrikut, dhe në drejtimin e Suharekës si kryetar komune, Ukë Bytyçi mbetet shembull i njeriut që jetoi për idealin e lirisë dhe për shërbimin ndaj qytetarëve,” shkruan Abdixhiku në Facebook.

Ukë Bytyçi u vra më 27 tetor 2002, vetëm një ditë pas fitores së tij të dytë zgjedhore.

Në fund, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje dhe respekt për figurën e tij:

“Sot, LDK-ja e nderon e kujton me mirënjohje të thellë një prej bijve të saj më të denjë, një simbol të qëndresës dhe të dashurisë për Kosovën. Lavdi jetës dhe veprës së Ukë Bytyçit,” përfundon postimi i Abdixhikut.

Më shumë nga Lajme

  • 16:36Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën, PDK do t’i mbrojë institucionet e Republikës
  • 16:26Armend Zemaj: Qëndrimi im është mbrojtja e LDK-së, asnjëherë të biem në kurthin e Albin Kurtit
  • 16:22Hykmete Bajrami: Qëndrimin do ta jap brenda
  • 16:18Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së: Qëndrimin tim e kam bërë publik
  • 16:18Çka tha Osmani pas mbledhjes së kryesisë