Një grabitje e armatosur dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Duhël të Suharekës.
Sipas informacioneve të deritanishme, cak i grabitjes ka qenë një automjet transportues që kryen shërbime postare.
Nacionale ka bërë të ditur se grabitësit fillimisht kanë qëlluar me armë zjarri pjesën e pasme të automjetit dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë, nga shoferi kanë kërkuar të hollat nën kërcënimin e armës.
