Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara në Polici nga e ndjera Arlinda Zekaj

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 18:45
PK nis veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara në Polici nga e ndjera Arlinda Zekaj

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) , ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën e trajtimit nga Policia e Kosovës të të gjitha rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj.

Sipas njoftimit këto veprime po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe kanë për qëllim verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.



Njoftimi:

IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara në Polici nga e ndjera Arlinda Zekaj

Prishtinë - 26 tetor 2026

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njofton opinionin publik se në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën e trajtimit nga Policia e Kosovës të të gjitha rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj.

Këto veprime po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe kanë për qëllim verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.

Në kuadër të këtij procesi, IPK do të shqyrtojë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të secilit raportim, si dhe veprimet e ndërmarra apo eventualisht të mos ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës.

Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale, nëse konstatohen shkelje apo lëshime gjatë trajtimit të rasteve të raportuara.

IPK mbetet e përkushtuar që në koordinim me institucionet kompetente të drejtësisë, të sigurojë trajtim profesional, të paanshëm dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje, në përputhje me mandatin ligjor dhe duke respektuar integritetin e procesit hetimor.

hetimoreverifikueselidhur

Më shumë nga Lajme

  • 20:12Nesër varroset Arlinda Zekaj
  • 20:00“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit tragjik
  • 20:00Kosovë–Zvicër, drejt një forumi ekonomik për rritjen e investimeve
  • 19:35Çfarë turpi, çfarë krimi!” – Vehbi Kajtazi publikon pamjet për Gërvallën dhe Kurtin duke u zgerdhirë në Kuvend
  • 19:25Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s'do të duhej t'i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën