Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e ulëta në histori

GD
Gazeta Demos8 qershor 2026 në 13:15
Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e ulëta në histori

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, thyen një rekord historik. Dhe ai nuk ishte për të mirë.

Ato shënuan përqindjen më të ulët të daljes së qytetarëve në votime, prejse vendi mban zgjedhje demokratike, pas luftës.

Në procesin e 7 qershorit 2026 morën pjesë vetëm 36.88 për qind e trupit elektoral të Republikës.

Pas këtij rezultati renditet ai i zgjedhjeve të vitit 2007, kur në kuti hodhën preferencat e tyre partiako politike 40.09 për qind e atyre me të drejtë vote. Kjo ishte llogaritur të jetë një shifër befasuese, jo për të mirë, kur dihej se ky proces elektoral ishte njëfarë referendum për pavarësi, e cila u shpall vetëm pak muaj më vonë.

Përqindja e tretë më e ulët e daljes në zgjedhje ishte regjistruar më 2017. Interesimi për garën parlamentare arriti në 41.3 për qind. Katër vjet më herët, më 2014, përfshirja e elektoratit ishte 42.63 për qind.

Procesi i vitit 2019 solli një mobilizim prej 44.56 për qind.

Në fund të vitit 2010, shkalla e përfshirjes ishte 45.29 për qind.

Pak më lart qëndrojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, ku pjesëmarrja arriti në 45.36 për qind.

Në garën e 9 shkurtit 2025, kjo shifër ishte më e lartë, 46.54 për qind. Rezultati i vitit 2021 shënoi një nivel prej 48.78 për qind të daljes në votime.

Mbi këtë shkallë qëndrojnë ato të vitit 2004, kur pjesëmarrja arriti në 49.52 për qind.

Rekordi mbetet ai i zgjedhjeve të para parlamentare pas luftës, të mbajtura më 17 nëntor 2001. Atëherë në procesin demokratik u angazhuan 803,796 qytetarë, duke prodhuar normën më të lartë të pjesëmarrjes, 64.30 për qind.

Përqindja e ulët e daljes në zgjedhje nuk nënkupton me patjetër se edhe numri i votuesve ka qenë i tillë. Kjo varet shumë nga shifra e trupës elektorale për secilin proces.

Zgjedhjet

Më shumë nga Lajme

  • 23:21Temperatura të larta, IHMK apelon për kujdes gjatë ekspozimit në diell
  • 23:19Pikat kufitare pa fluks, kolona vetëm te Dheu i Bardhë
  • 23:15Putin: Ukraina hapi 'kutinë e Pandorës'
  • 22:48Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
  • 22:48Pas dy ditëve “përvëluese”, e diela vjen me zbutje të nxehtësisë