Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari përmes një postimi në rrjete sociale, ku falënderoi strukturat qendrore të partisë për besimin dhe qytetarët e Drenasit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, transmeton lajmi.net

Ai është zotuar se do ta udhëheq degën e PDK-së në Drenas me një qasje unifikuese dhe përkushtim të plotë, në mënyrë që qytetarët e kësaj komune të ndjejnë një drejtim të ri drejt prosperitetit dhe fitoreve politike.

Hajdari ka marrë mbështetje të gjerë nga strukturat lokale dhe anëtarësia, teksa PDK-ja synon të rrisë ndikimin e saj në këtë komunë në prag të sfidave të ardhshme elektorale.