Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pesë të arrestuar për grabitjen në Muzeun e Luvrit

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 11:06
Pesë të arrestuar për grabitjen në Muzeun e Luvrit

Pesë të dyshuar të rinj janë arrestuar në lidhje me grabitjen në muzeun Luvër në Paris, ku u vodhën stoli mbretërore me një vlerë të vlerësuar prej 88 milionë eurosh, ka bërë të ditur prokurorja publike e qytetit, por gurët e çmuar mbeten ende të pagjetur, përcjell Reporteri.net.

Laure Beccuau deklaroi të enjten se arrestimet ishin bërë të mërkurën në mbrëmje në kryeqytetin francez dhe në zonat përreth, veçanërisht në departamentin fqinj Seine-Saint-Denis. Por, ajo shtoi se ata “nuk na ndihmuan të gjejmë sendet e vjedhura”.

Njëri nga të arrestuarit “ishte një nga objektivat e hetuesve – kemi gjurmë ADN-je që e lidhin atë me grabitjen”, tha Beccuau. “Ai është një prej atyre që i kishim nën vëzhgim.” Katër të tjerët “mund të na japin informacion për mënyrën se si është kryer vjedhja”, shtoi ajo.

Beccuau tha në një konferencë për media të mërkurën në mbrëmje se dy burra që ishin arrestuar më herët të shtunën në mbrëmje “kishin pranuar pjesërisht” rolin e tyre dhe do të akuzohen “për vjedhje të organizuar, e cila dënohet me 15 vjet burg, dhe për komplot kriminal, i dënueshëm me 10 vjet”.

Banda prej katër personash kishte mbërritur jashtë muzeut më të vizituar në botë rreth orës 9:30 të mëngjesit më 19 tetor, me një kamion të vjedhur për transport mobiljesh, i pajisur me shkallë , me të cilin dy prej tyre u ngjitën në galerinë e zbukuruar Apollo në katin e parë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme