Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pesë raste të dhunës në familje raportohen për 24 orë në Kosovë, 4 persona arrestohen

GD
Gazeta Demos6 qershor 2026 në 08:57
Pesë raste të dhunës në familje raportohen për 24 orë në Kosovë, 4 persona arrestohen

Në Prishtinë, një çift bashkëshortor u arrestua pasi pas një mosmarrëveshjeje sulmuan fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të dy u liruan në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 05.06.2026-01:30. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë (burrë e grua) bashkëshort në mes vete pasi të njëjti pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, është raportuar edhe një rast i dhunës psikologjike, ku një burrë dyshohet se kishte ushtruar vazhdimisht presion dhe dhunë psikike ndaj partneres me të cilën bashkëjeton. Rasti mbetet nën hetime.

Prishtinë 19.05.2026, 20:00. I dyshuari m/k me të cilin bashkëjeton ankuesja f/k, në vazhdimësi dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psiqike ndaj saj. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore.

Në Obiliq, një person u arrestua nën dyshimin se kishte tentuar të sulmonte familjarët e tij. Pas trajtimit mjekësor dhe vlerësimit në repartin e neuropsikiatrisë në QKUK, ai u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.

Obiliq / 05.06.2026-07:20. Është arrestuar i dyshuari m/k, nën dyshimin se i njëjti ka tentuar t’i sulmoj familjarët e tij. Të dyshuarit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor, pastaj me rekomandim është dërguar edhe në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë. Me vendim të prokurorit, pasi i dyshuari është trajtuar, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë, një i dyshuar në gjendje të dehur u arrestua për ushtrim të dhunës në familje dhe pas trajtimit mjekësor u dërgua në mbajtje.

Malishevë / 05.06.2026-09:50. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë në familjen e tij. I dyshuari, fillimisht është dërguar në QKMF- për tretman mjekësor, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjakovë, një burrë u arrestua pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Gjakovë 05.06.2026, 23:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më shumë nga Lajme

  • 16:40Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
  • 16:35Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës
  • 16:20Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për “George Washington-in e Kosovës”
  • 16:15Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut
  • 15:35Organizatat e shoqërisë civile letër Amnesty International për Deklaratën e 16 shtatorit: Sqarojeni mirë kontekstin e viktimave