Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përvjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Abdixhiku propozon 24 marsin si datë kombëtare

GD
Gazeta Demos24 mars 2026 në 12:13
Përvjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Abdixhiku propozon 24 marsin si datë kombëtare

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, një nga kthesat më të thella në historinë moderne të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje propozoi se 24 marsi duhet të kthehet në datë kombëtare e Kosovës.

“Më 24 mars, përpjekja jonë doli nga kufijtë e vetvetes dhe u bë pjesë e ndërgjegjes ndërkombëtare. Vlerat për të cilat qëndruam, liria, dinjiteti dhe e drejta për të ekzistuar, u shndërruan në veprime ushtarake të botës perëndimore. Për 78 ditë e 78 net rresht, NATO i dha Kosovës drejtësinë e vonuar – dhe atë në formën më të bukur të mundshme – nga qielli”.

“Sot, gati tri dekada më pas, kujtojmë se liria jonë nuk ishte rastësi, por përputhje historike e sakrificës sonë me vendimin e drejtë të aleatëve tanë. Nga këndvështrimi i botës së sotme, ndoshta mund ta kuptojmë se sa me fat dhe sa e rrallë ishte kjo përputhje, Prandaj sot, kemi një detyrim të shenjtë. Ta ruajmë këtë miqësi, ta forcojmë rrugën tonë euroatlantike dhe të mos harrojmë kurrë pse dhe si u bëmë të lirë. Sepse liria dhe miqësia nuk janë vetëm kujtime. Janë përgjegjësi, çdo ditë. Dhe mbi këtë përgjegjësi, ndoshta duhet të nisim nga trajtimi formal i 24 marsit si datë kombëtare të Republikës së Kosovës. Jo vetëm si një shenjë kalendari, por si një moment kujtimi për ditën kur historia ndryshoj drejtim për Kosovën”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Lumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 08:33Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 08:09KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Kuvendi mblidhet sërish sot në 11:00
  • 08:00Temperatura deri në 34°C dhe stuhi lokale, ky është parashikimi i motit
  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat