Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përurohet segmenti i radhës Vushtrri-Prishtinë

GD
Gazeta Demos19 mars 2026 në 10:32
Përurohet segmenti i radhës Vushtrri-Prishtinë

Është bërë përurimi i segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë.

Në përurimin e këtij segmenti të rrugës mari pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.

Përpara të pranishmëve, Kurti u shpreh se punimet e rrugës kanë përfunduar përbrenda afatit ligjor 2-vjeçar, teksa investimi prej 25 milionë eurosh është në gjatësi prej 9.6 kilometrash.

“Projekti është ndërtuar më standarde të larta dhe moderne. Si i tillë, sjell siguri, zhvillim e mundësi për të gjithë banorët e zonës, përfshirë kryeqytetin Prishtinën, dhe komunat Vushtrri e Mitrovicë. Projekti është realizuar në dy vite dhe përfshin zgjerimin e rrugës në 4 korsi, pastaj ndërtimin e bajpasit 4.4 kilometra jashtë trasesë ekzistuese e që kalon nëpër 7 fshatra. Gjithashtu ka të ndërtuara 8 nënkalime, 3 mbikalime dhe një urë. Kjo nënkupton më pak orë në trafik, më shumë siguri, qarkullim më të lehtë dhe lidhje të reja që bashkojnë më shumë tërë rajonin verior të vendit tonë” deklaroi Kurti.

Ai u shpreh se qeveria është e angazhuar që të sigurojë menaxhimin më të mirë të mundshëm të investimeve publike, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie.

Nga ana tjetër, ministri Basha u shpreh se rruga ka drenazhim dhe efikasitet të lartë. Me këtë rast, ai priti aktivizimin e Kuvendit për ratifikimin e marrëveshjes që realizon vijimin e projektit deri në Mitrovicë.

Ceremonia e prerjes së shiritit u zhvillua në fshatin Gojbulë, te hyrja e segmentit të zgjeruar të rrugës nga Vushtrria në drejtim të Prishtinës.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 15:02Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për përleshjen me armë në Gjakovë
  • 15:01Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit në Prokurorinë Speciale
  • 14:42Zemaj: Kush e pranon politikën e presionit, nuk ia do të mirën as LDK-së e as Kosovës
  • 14:39Tensionet në Kuvend, Gashi: Është koha që LDK-ja të flasë
  • 14:39Gërvalla: Zhurma nuk është metoda për të arritur sukses, duhet të ulemi në tavolinë