Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​Përurohet “Dhoma mike” në stacionin policor në Zveçan, donacion i KFOR-it

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 16:37
​Përurohet “Dhoma mike” në stacionin policor në Zveçan, donacion i KFOR-it

Në stacionin policor të Zveçanit është përuruar “Dhoma mike”, një hapësirë e dedikuar për intervistimin dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje, donancion nga KFOR-i.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, përfaqësues të KFOR-it dhe eprorë nga stacioni policor në Zveçan.

Përfaqësues të Drejtorisë Rajonale falënderuan KFOR-in për mbështetjen dhe donacionin për mobilimin e “Dhomës mike”, e cila do të ofrojë kushte optimale për viktimat e dhunës në familje, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.

Ndërsa, përfaqësuesit e KFOR-it vlerësuan lart bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, duke theksuar gatishmërinë për mbështetje dhe realizimin e projekteve të tjera të përbashkëta në të ardhmen.

“Ky investim është i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e një ambienti të përshtatshëm për viktimat e dhunës në familje”.“Dhoma mike” është një hapësirë e renovuar dhe e pajisur me mobilie, kënde të posaçme dhe lodra për fëmijë, që synon të krijojë një ambient të sigurt, të rehatshëm dhe mbështetës për viktimat e dhunës në familje gjatë procesit të intervistimit dhe akomodimit të përkohshëm“, thuhet në njoftimin e policisë.

Zvecan

Më shumë nga Lajme

  • 19:12Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të
  • 19:07Kosova dhe Portugalia drejt marrëveshjes ekonomike, diskutohet edhe linja e drejtpërdrejtë ajrore
  • 19:06Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën
  • 19:06Lidhja e Bizneseve paralajmëron: Rritja e energjisë mund t’i shtrenjtojë produktet deri në 10 për qind
  • 18:58“BE-ja duhet me kërku falje”: Dimal Basha ia jep disa vrejtje për Raportin e Progresit