Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përshkallzon protesta në Tiranë, protestuesit kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë!

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 21:02
Përshkallzon protesta në Tiranë, protestuesit kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë!

Protesta e 94-të radhazi kundër qeverisë në Tiranë është shoqëruar sërish me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.Pas paralajmërimeve të përsëritura përmes megafonëve, efektivët kanë ndërhyrë me forcë për të larguar protestuesit që tentonin të avanconin drejt godinës së Kryeministrisë.

Policia ka nisur gjithashtu përdorimin e gazit lotsjellës, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.Protesta është ndarë në dy fronte. Një pjesë e protestuesve vijon të qëndrojë përpara Kryeministrisë, ku po mbahen fjalimet dhe po përsëriten thirrjet kundër qeverisë. Ndërkohë, vëmendja kryesore është zhvendosur te grupi tjetër i protestuesve, i cili ndodhet pranë një prej hyrjeve të pasme të godinës dhe ka tentuar të avancojë drejt ambienteve të Kryeministrisë.

Policia ka blinduar zonën dhe ka vendosur kordonë të shumtë për të penguar lëvizjen e protestuesve. Pas paralajmërimeve me megafon, efektivët kanë ndërhyrë për t’i zmbrapsur, duke sjellë përplasje në terren dhe përdorimin e gazit lotsjellës.Në pjesën përpara Kryeministrisë, ndërkohë, vijojnë fjalimet e protestuesve, ndërsa tubimi po zhvillohet në një situatë të tensionuar.

Protesta e sotme shënon ditën e 94-t të mobilizimit të vazhdueshëm. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkohet gjithashtu ndryshimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore./Top Channel/

kryeministrisëprotestaprotestuesve

Të ngjashme

Qytetarë e policë të lënduar, Ministria e Shëndetësisë njofton bilancin nga protesta në Tiranë

Qytetarë e policë të lënduar, Ministria e Shëndetësisë njofton bilancin nga protesta në Tiranë

18:43
Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë

16:23
Situata para kryeministrisë, mediat në Shqipëri raportojnë për një marrëveshje mes protestuesve e Policisë

Situata para kryeministrisë, mediat në Shqipëri raportojnë për një marrëveshje mes protestuesve e Policisë

22:36
Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve

20:55

Më shumë nga Lajme

  • 19:26Hykmete Bajrami kërkon hetim të tenderëve njëburimorë
  • 19:09Qytetarit të alivanosur në protestë i rikthehen ndjenjat
  • 19:06RENEA rrethon Kryeministrinë
  • 19:00Digjet hyrja te ish-hotel “Dajti”, ku ndodhen zyrat e Bankës së Shqipërisë
  • 18:41Nga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen