Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Përplasje për rendin e ditës në Komisionin për Ekonomi, LVV-ja kërkon shqyrtimin e Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 11:17
Përplasje për rendin e ditës në Komisionin për Ekonomi, LVV-ja kërkon shqyrtimin e Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë

Debat dhe përplasje mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) janë shkaktuar në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, lidhur me rendin e ditës, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, propozoi që në rendin e ditës të shtohej edhe shqyrtimi i Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë, me arsyetimin se projektligji është dërguar në Kuvend më 6 nëntor 2026 dhe se lidhet me përfitimet e Kosovës nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

“Një propozim, shqyrtimi i projektligjit për rregullatorin e energjisë, për arsyen se qeveria e ka dërguar në Kuvend me 6 nëntor 2026, përderisa ky projektligj dihet edhe me planin e rritjes të BE-së ku përfiton Kosova në paketë prej 882 milionë euro, dhe matja bëhet në faza gjashtëmujore, këste gjashtëmujore. Për efikasitet edhe të komisionit tonë, konsiderojmë që është mirë të shtohet. Meqenëse ministrja është këtu, është edhe e gatshme të prezantojë projektligjin, nuk e shoh problem nëse e shtojmë si pikë të re të rendit të ditës. E kemi edhe planin e punës”, tha Kelmendi.

Ndaj këtij propozimi reagoi kryesuesi i komisionit, Arben Mustafa nga PDK-ja, i cili kundërshtoi përfshirjen e projektligjit në rendin e ditës, me arsyetimin se deputetët nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar atë.

“Me thënë të drejtën jam i befasuar me këtë propozim, për shkak se ende nuk janë bërë 24 orë prej që e kemi pranuar ne si komision këtë projektligj. Duke qenë se bëhet fjalë për një projektligj kaq të rëndësishëm. Mendoj se ish dashtë me pas kohë deputetët të paktën me lexuar. Ende nuk janë bërë 24 orë dhe kërkoni me fut në rend dite. Anën tjetër kemi një uaj që presim me trajtu ligjin për eficiencë, mirëpo nuk mund të trajtojmë për shkak se herë nuk vini ju, herë nuk vjen ministrja. Nuk po e kuptoj këtë nguti për këtë projektligj. Duhet pasur pak respekt edhe për punën e komisionit. Deputetë këtu nuk jemi ardhur vetëm t’i kalojmë ligjet qeverisë, jemi ardhur për t’i trajtuar edhe në aspektin përmbajtësor. Ju kisha lutur që të kemi mirëkuptim dhe të shtyjmë këtë projektligj për mbledhjen e radhës. Duke qene se kemi kohe edhe sikur ta trajtojme sot ky projektligj nuk mund te hy ne seance para dy javesh“, tha Mustafa.

Kelmendi reagoi sërish ndaj kryesuesit të komisionit, duke theksuar se propozimet duhet t’i nënshtrohen votimit dhe jo komentimit.

“Ju jeni kryetar i komisionit, megjithatë jeni i pari në mesin e të paraparëve dhe nuk ka nevojë për komentim secilit propozim. Nuk ka nevojë askush të komentojë propozimin e tjetrit, për këtë ekizsotn mekanizimi i votimit”, tha Kelmendi.

Mustafa iu përgjigj duke thënë se deputetët e shumicës mund ta kalojnë propozimin përmes votimit, por sipas tij, kjo do të dëshmonte mungesën e kohës për shqyrtimin përmbajtësor të projektligjit.

“Nëse ju e mendoni se ky projektligj veç mundet me hy në rend ditë, i keni votat në komision, e kaloni, mirëpo kjo tregon sa i rëndësishëm është për ju ky projektligj. Unë jam i sigurte që as ti, as koleget e tu nuk besoj se dikush ka arrij të analizojë këtë projektligj për më pak se 24 orë që na ka ardhë, dhe dëshironi të futni në votim vetëm sa për të kaluar. Kjo është e drejtë e juaja, tregon sa përnime e keni”, tha Mustafa.

Në debat u përfshi edhe anëtari i komisionit nga PDK-ja, Mërgim Lushtaku, i cili iu referua nenit 34 të rregullores, duke thënë se deputetët duhet të kenë kohë për t’i shqyrtuar materialet para mbledhjeve.

“Sipas nenit 34 ne së paku 3 ditë kemi kohë për me ftuar për një pikë të rendit të ditës. E kuptoj ju jeni mazhorancë, dhe më shumë jeni, parti që mendon dikush tjetër për ju, në këtë rast qeveria, sesa ju, për vetveten e juaj. Por, besoj se dikush ka dëshirë me lexu materialet, ka dëshirë me i konsultu edhe me palë të tjera para se me ardhë me marrë një qëndrim. Këto ligje janë të rëndësishme, gjitha kanë kohën e vet sipas rregullores që ne gjithë deputetet jemi pajtuar. Sigurisht ju mundeni mi mbivotu, sepse, ne e dimë shumë mirë se nëse argumenti është në anën tonë, arroganca e votës mund të jetë në anën e juaj… Sa i përket pikës së katër që zotëri Asllani propozoj, nuk më vjen mirë që asnjë deputet të merr punën e zëdhënësit të një insitutcioni tjetër, sepse ne i kemi ftuar, ata a inë a nuk vinë është përgjegjësi e tyre”, tha Lushtaku.

Ndërkaq, deputetja e LVV-së, Liza Gashi, kërkoi që gjatë diskutimeve të respektohen dispozitat e rregullores së punës, duke theksuar se komisioni ka të drejtë ta ndryshojë agjendën.

“Do ta vlerësoja shumë nëse na kushtoni pak rëndësi parimeve të rregullores. E para, e dyta, sa i përket kësaj që jemi këtu dhe kemi respektuar këtë shkak, ajo ka të bëjë me thirrjen e mbledhjes dhe jo me materiale. Sepse në këtë pikën pesë, po ta merrni edhe ju, dhe ta dimë në fund të votës, se komisioni ka të drejtë të ndryshojë agjendën.

Kështu që unë të lutem nga rregullorja e punës, unë nuk e dua atë që të bëjmë ndonjë shkelje në votim. Jemi këtu që të bëjmë punë, kështu që ju lutem për këtë“, tha ajo.

Në rendin fillestar të ditës së komisionit ishin paraparë miratimi i rendit të ditës dhe procesverbalit të mbledhjes së 27 tetorit 2026, shqyrtimi në parim i Projektligjit për Efiçiencë të Energjisë, raportimi i anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, si dhe shqyrtimi i vendimit të presidentes për Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

ditësrendinprojektligjit

Më shumë nga Lajme

  • 12:02Kanosja ndaj Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj del të enjten para gjykatës – seanca do të mbahet me dyer të mbyllura
  • 12:01Vizita e Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ngre shqetësime në Komisionin për Siguri
  • 11:45Mustafa: VV-ja po e bllokon raportimin e Autoritetit të Konkurrencës, iniciohen procedurat për shkarkimin e kryetares Binaku-Isufi
  • 11:42Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?
  • 11:41Kurti në Francë flet për rimëkëmbjen pas luftës: Kosova u rindërtua duke parë nga e ardhmja, jo nga e kaluara