Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘Përplasje’ brenda Aleancës, aktivisti kritikon ashpër Bytyqin: Kujtë me i lëshu pe, Albin Kurtit që keni thënë se është hajn e shkatërrues?

GD
Gazeta Demos29 korrik 2026 në 13:19
‘Përplasje’ brenda Aleancës, aktivisti kritikon ashpër Bytyqin: Kujtë me i lëshu pe, Albin Kurtit që keni thënë se është hajn e shkatërrues?

“Të lëshohet pe, nuk jam që të shkojmë në zgjedhje të reja”, kjo është deklarata e deputetës së Aleancës, Albana Bytyqi, të cilën e dha së fundmi, e që ngjalli reagime për shkak të parimeve që mbanë partia në të cilën bënë pjesë vet ajo, sa i përket çështjes së presidentit.

Kundër me këtë qendrim ka dalë aktivisti i partisë, Ardian Azemi.

Ky i fundit i tha Bytyqit se lëshimi pe do të ishte tradhti ndaj votuesve të Aleancës, pasi siç deklaron ai, ishin qëndrimet e partisë karshi pozitës dhe kreut të pozitës, që rreshtuan pas vete mbi 50 mijë votues.

“Para se me lëshu pe, duhet me dalë publikisht e me iu kërku falje 54 mijë e 729 votuesve të Aleancës, të cilët kanë besuar kur iu kemi thënë se Albin Kurti është shkatërrues, është hajn, është i dëmshëm për shtetin dhe se duhet të largohet sa më parë nga pushteti, sepse po e rrezikon të ardhmen e Kosovës. Vetëm pas kësaj mund të bëni çfarë të doni. Është tradhti ndaj votuesit me ia marrë votën për një kauzë, e sapo ta sigurosh ulësen, me vepru krejt ndryshe.

Me lëshu pe në raport me kë? Me Albin Kurtin? Jo bre. Nuk mund të bësh kompromis me dikë për të cilin vetë ke thënë se po i realizon interesat e Serbisë në Kosovë, vetëm që të mos shkohet edhe një herë në zgjedhje. Kjo më shumë duket si frikë nga humbja e mandatit sesa interes për Kosovën.

Leni këto pallavra. Në interes të Kosovës është edhe 50 herë me shku në zgjedhje, sesa me ia mundësu këtij njeriu me vazhdu me e rrënu Republikën tonë deri në pikën e pakthimit. E për Zotin, ju s’keni faj. Jo bre. Fajin e kemi ne, jo ju”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 20:18Majkon e përlot verdikti i Hagës: Na u bë e qartë se Kosova s’ka tjetër veç Shqipërisë dhe se Shqipëria s’ka tjetër veç Kosovës
  • 20:17​Policia e Kosovës lejoi dy protestues që të vendosin flamurin kombëtar në hyrje të Qeverisë
  • 20:16Ambasadori gjerman: Aktgjykimi në Hagë nuk e ndryshon përgjegjësinë e ish-Jugosllavisë
  • 19:42Pas aktgjykimit, Thaçin e viziton i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin
  • 19:39Tension në protestën para Qeverisë, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor