Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përfaqësuar Prishtinën në Konferencën për Inteligjencë Artificiale. Rama ka thënë se në Prishtinë, transformimi me AI është realitet. “Sot pata kënaqësinë ta përfaqësoj Kryeqytetin në Expand to US + AI Conference 2025, ku diskutuam se si Inteligjenca Artificiale po transformon qeverisjen, planifikimin dhe inovacionin urban. Në Prishtinë, ky transformim tashmë është realitet. AI po mundëson transparencë më të madhe dhe arsim që përgatit të rinjtë për të ardhmen digjitale”, ka shkruar Rama. Ai theksoi se Prishtina është bërë pjesë e dialogut global për teknologji dhe zhvillim. “Të jesh pjesë e një konference që bashkon Google, City of Miami dhe inovatorë nga mbarë bota tregon se Prishtina është tashmë pjesë e dialogut global për teknologjinë dhe zhvillimin”, tha ai.
Lajme
Përparim Rama: Transformimi me Inteligjencë Artificiale, realitet në Prishtinë
