Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Përparim Rama: Ti Hekuran Murati e ke bllokuar buxhetin e Prishtinës që 11 muaj, i ke blloku investimet

GD
Gazeta Demos26 tetor 2025 në 11:17
Përparim Rama: Ti Hekuran Murati e ke bllokuar buxhetin e Prishtinës që 11 muaj, i ke blloku investimet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.

Ai ka thënë se Murati e ka bllokuar buxhetin e kryeqytetit që 11 muaj.

‘Hekuran, të flasësh ti për “rrezikim të buxhetit” dhe “interes të shtetit” është qesharake. Ti që prej 11 muajsh e ke bllokuar buxhetin e Kryeqytetit, i ke ndal projektet kapitale, i ke blloku investimet e huaja dhe madje i ke bllokuar edhe të hyrat vetanake të qytetarëve, vetëm pse Prishtina nuk ju bindet politikisht. Kjo nuk është politikë, ky është shantazh institucional”, ka shkruar Rama.

I pari i Prishtinës përmendi edhe raportin e Grupit të Krizave.

“Këtë e vërtetoi edhe raporti i International Crisis Group, i cili thotë qartë se Qeveria ka bllokuar komunat që nuk qeverisen nga VV. Shto këtu faktin që Prishtina kontribuon mbi 49.8% të të hyrave tatimore të buxhetit të Kosovës. Pra, ju po e bllokoni pikërisht komunën që mban financiarisht shtetin, për të cilin sot dilni e shisni moral të rremë”, tha Rama.

“Mos u lodhni duke ia hedhur fajin të tjerëve, Kosovën e keni futur në krizë prej 9 shkurtit. Paaftësia juaj është problem, por dashakeqësia juaj është rrezik kombëtar. Patetikë jeni kur hiqeni si shpëtimtarë, ndërkohë që vetë e keni futur Kosovën në krizë”, përfundon postimi i tij.

Prishtina

Më shumë nga Lajme

  • 18:37Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
  • 18:36Pas riparimit të defektit në rrjet, rikthehet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës
  • 18:32Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush s’më mban peng
  • 18:26Rasti i Arlinda Zekajt, Kelmendi i kërkon llogari Muhaxherit: Të zbatohet urgjentisht rekomandimi i Ministrisë
  • 18:18Kurti përgëzon Dardanët për paraqitjen ndaj Izraelit