Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar bllokadat e punëve për disa projekte nga niveli qendror.

Rama ka thënë se ka pasur bllokim e sabotim. I pari i kryeqytetit theksoi se qytetarët po e shohin se kush dinë, kush donë e kush po shtyn procese përpara.

“Unaza e brendshme është në përfundim e sipër, po mos te kishim bllokadën e buxhetit ajo kishte përfundu. Këta janë vetëm bllokues, sabotues e shantazhuesh. Unaza e brendshme është në përfundim e sipër. Nuk do t’i kemi në qeverisje këta, qytetarët e shohin kush dinë, donë e kush po shtyn procese përpara”, tha Rama në Pressing në T7.