Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përparim Rama: Prishtina po bëhet gati për investime të reja, mirëpret princin saudit dhe investitorët potencialë

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 22:18
Përparim Rama: Prishtina po bëhet gati për investime të reja, mirëpret princin saudit dhe investitorët potencialë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një takim me Princin Naif bin Abdullah bin Saud bin Abdulaziz Al Saud dhe një delegacion investitorësh potencialë, të cilëve u janë prezantuar projektet strategjike dhe potenciali zhvillimor i kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se synimi është krijimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i infrastrukturës moderne në Prishtinë.

“Zhvillim që krijon vende pune e infrastrukturë moderne. Ky është vizioni ynë, kjo është çka meriton Prishtina”, ka shkruar Rama.

Ai ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për projektet strategjike dhe mundësitë e investimeve në kryeqytet.

Në këtë frymë, kryetari i Prishtinës ka mirëpritur princin saudit dhe delegacionin e investitorëve, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve të reja ndërkombëtare.

Rama ka përmendur edhe angazhimin e kompanisë Strategic Group, duke thënë se ajo po sjell përvojë, kredibilitet dhe rrjet ndërkombëtar në vendlindje.“Mirënjohje Arianit Shehut dhe Strategic Group, që përvojën, kredibilitetin dhe rrjetin ndërkombëtar po i sjell në vendlindje, duke krijuar ura konkrete drejt kapitalit dhe partneriteteve të reja”, ka shkruar ai.

Në postimin e tij, Rama ka falënderuar edhe ish-presidenten Atifete Jahjaga për gatishmërinë e saj për të kontribuar në iniciativa që avancojnë zhvillimin e vendit.

“Faleminderit edhe ish-Presidentes Atifete Jahjaga, gjithmonë e gatshme të kontribuojë në iniciativa që avancojnë zhvillimin e vendit”, thuhet në postim.

Në fund, kryetari i Prishtinës ka theksuar se puna për zhvillimin e kryeqytetit do të vazhdojë.

“Ne nuk do të ndalim punën sepse qytetarët e Prishtinës kanë votuar për zhvillim! Vazhdon”, ka përfunduar Rama.

ramarejaprincin

Të ngjashme

Rama drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së, takime dhe me komunitetin shqiptar në Amerikë

Rama drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së, takime dhe me komunitetin shqiptar në Amerikë

22:22
Rama: Procesi i Hagës që nga ngritja e aktakuzës ishte politik, një lloj balancimi i agresorit me viktimën

Rama: Procesi i Hagës që nga ngritja e aktakuzës ishte politik, një lloj balancimi i agresorit me viktimën

18:30
Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

14:27
Rama reagon pas vdekjes së Brovinës: Do të mbetet pjesë e historisë sonë

Rama reagon pas vdekjes së Brovinës: Do të mbetet pjesë e historisë sonë

11:52

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Pak orë para verdiktit në Hagë, veriu është i qetë
  • 23:23Çlirim Haziri: Do ta presim gjithë natën në shesh vendimin që përcakton fatin e Kosovës
  • 23:16​Shpërndahen qytetarët që ishin grumbulluar pranë Gjykatës në Hagë
  • 23:10Parashikimi i motit për nesër, 16 shtator
  • 23:02Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë