Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ndihet krenar me mësimin tërëditor.
Në Pressing në T7, Rama ka theksuar se aktualisht janë 12 shkolla me mësim tërëditor, dhe plani është që në mandatin tjetër, të kenë të gjitha shkollat me mësim gjithëditor.
Rama theksoi se niveli i shkollimit në Prishtinë është në nivel evropian e botëror.
“Kemi numër të madh të projekteve, jemi në transformim e sipër, projekte siç janë shumë të rëndësishme, kemi filluar me 5 shkolla tash kemi 12 shkolla, në katër vitet e ardhshme i bëjmë të gjithë shkollat me mësim tërëditor. I kanë fëmijët në hapësira të sigurta, të ushqyer me shujta të sigurta, i kemi kurrikulat digjitale, me tabela të mençura. Niveli i shkollimit është evropian, e botëror pra ne kemi mbërri që kryeqytetin ta bimë në pah me vende tjera evropiane”, tha Rama