Përparim Rama ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Skenderaj, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, “manipulim politik” dhe nxitje të përçarjes mes qytetarëve.
Rama deklaroi se “Skenderaj u përdor si skenë për manipulimin e radhës politik”, duke shtuar se tensionet e krijuara sot janë të qëllimshme dhe të rrezikshme për stabilitetin e vendit.
Ai kritikoi edhe praninë e madhe të forcave policore në Drenicë, duke thënë se kjo “tregon nevojën për të projektuar autoritet dhe për të ushqyer një logjikë hakmarrjeje politike”.
“SKENDERAJ SOT U PËRDOR SI SKENË PËR MANIPULIMIN E RADHËS POLITIK NGA Albin Kurti.
Sot, Skenderaj u shfrytëzua për të nxitur përçarje mes qytetarëve, për të krijuar tensione artificiale dhe për të prodhuar një klimë konfrontimi politik. Kur një Kryeministër përdor institucionet, policinë dhe retorikën për të ndarë qytetarët dhe për të thelluar polarizimin shoqëror, ai nuk po qeveris ai po MANIPULON.
