Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Hajrulla Çekun. Ai ka thënë se kandidati i VV-së nuk e ka asnjë vizion.

“Aty ku kemi mujt i kemi grah punës, ti vet ministër çka ke mujt ke blloku. A je tu fol për vizion, trego qysh e bon, ti nuk je tu tregu vizion. A di çka është vizioni, ti po tregon problemet, po vizion spo tregon. Qysh ki me bo Hajro? Ku ki me investu, fol specifik, se këso fjalime të kota e demagogjike. Kallëzoj projektet, vizionin? Mos u mundo me iu hedh hi syve qytetarëve, tu u bo kishe je djal i mirë, tregoje vizionin. Cili është vizioni i juaj?”, tha Rama në T7.