Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për projektin e Arkitektit të Qytetit. Rama ka theksuar se ky është projekt që i duhet secilës komunë. I pari i kryeqytetit tha se projektet nuk bëhen shkel e shko. “Arktitekti i qytetit i duhet secilit qytet, është investim që i duhet. Është e nevojshme, po them për atë arsye se Prishtina ka stagnu, sepse nuk ka pasur plan e vizion numër të madh të projekteve. Projektet madhore nuk bëhen shkel e shko, të duhen projekt që merr kohë, Arkitekti i Qytetit është zyre që punojnë në fusha të ndryshme, si platforma, shkolla, nënkalime”, tha Rama në RTV Dukagjini. Ai deklaroi se kurrë nuk ka pasur vizion për transformim, kurse sot projektet po ndodhin.