Kërkimet ende janë duke vazhduar sot për dy grupe me vajza që ishin në një kamp në Teksas, pasi përmbytjet e menjëhershme në zonë vranë të paktën 24 persona në fillim të fundjavës së Ditës së Pavarësisë së ShBA-së dhe nxitën shpëtimin e qindra të tjerëve .
Autoritetet thanë se ujërat e përmbytjeve të shtunën po tërhiqeshin në zonën përreth lumit Guadalupe, rreth 137 kilometra në veriperëndim të San Antonios, ku u shpëtuan të paktën 237 persona, me më shumë se 100 të shpëtuar nga helikopterët.
23 deri në 25 persona të tjerë nga kampi veror “Camp Mystic” janë ende të zhdukur, shumica e të cilëve raportohet të jenë vajza të reja. Ujërat e lumit u rritën me shpejtësi 29 metra pranë kampit.
Shërbimi Kombëtar i Motit i ShBA-së tha se emergjenca e përmbytjeve të menjëhershme ka përfunduar kryesisht për pjesë të Qarkut Kerr në Texas Hill Country, rreth 105 kilometra në veriperëndim të San Antonios, pas stuhive që sollën deri në 30 centimetra shi herët të premten.