Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përmbytjet në Shqipëri gjatë 30 vjetëve: Dëmi 2.5 miliardë dollarë

GD
Gazeta Demos12 janar 2026 në 09:14
Përmbytjet në Shqipëri gjatë 30 vjetëve: Dëmi 2.5 miliardë dollarë

Gati 2,5 miliardë dollarë llogaritet dëmi i përmbytjeve në tri dekada, e megjithatë askush nga përfaqësuesit e institucioneve që janë të angazhuara me mirëmbajtjen e sistemit hidrik në Shqipëri, vlerësimin e riskut para dhe gjatë emergjencave nuk ka dhënë llogari para drejtësisë dhe as është gjetur fajtor.

Fatura e dëmit ekonomik bëhet publike nga një raport i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kaluar në lupë përgjegjësitë në nivel qendror dhe të pushtetit lokal duke nisur nga ministria e bujqësisë deri te ndërmarrjet që administrojnë argjinaturat, sistemin kullues dhe kanalizimet.

Gjetjet janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbas auditimit mbi përmbytjet e 2024 në Vlorë, ku dhe janë administruar qindra dokumente mbi hartën, kanalizimin, deri te hidrovorët dhe kontratat e mirëmbajtjes së tyre. Në këtë kontroll, përpos evidentimit të problematikës për mos pastrimin e kanaleve kulluese prej dekadash nga institucionet përgjegjëse, ngrihen pikëpyetje për mosmenaxhim efektiv të riskut nga përmbytjet në nivel kombëtar, i cili duhet të përshtatej me kushtet klimaterike, që në këto kushte, sipas KLSH, bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen civile. E ndërsa ekspozohet se 3,285 objekte janë ndërtuar pa leje në infrastrukturën ujitëse, kulluese dhe të mbrojtjes, ky është vetëm njëri ngërç, pasi të tjerat lidhen me mosbashkëpunimin e duhur midis institucioneve për menaxhimin e situatave të përmbytjes, deri te mungesa e mirëmbajtjes të sistemit kullues.

Nga 1990 numërohen tetë përmbytje të rënda në Shqipëri: e 1995, shtatori 2002 kur u prekën 7,500 familje kryesisht në Torovicë, Lezhë dhe Milot, shkurt-mars 2004 përmbytjet e Drinit dhe Bunës, dhjetor 2005 përmbytjet në Jug nga Vjosa, përmbytjet e Nënshkodrës 2010-2011 gjatë të cilës u evakuuan 12 mijë shtetas, në shkurt 2015 përmbytja e jugut ku u dëmtuan plotësisht 709 shtëpi, përmbytjet e nëntorit 2017 përgjatë rrjedhës së Vjosës ku u dëmtuan 4,700 banesa dhe e 2021 e 2024 në zonat Lezhë, Shkodër dhe Vlorë, me mijëra hektarë tokë të përmbytur, banesa e biznese të shkatërruara dhe rrugë të bllokuara përkohësisht nga rrëshqitjet.

Në të gjithë këto emergjenca, drejtësia ka shënuar vetëm dy hetime, duke dyshuar se nuk ishte vetëm faji i motit. E para emergjenca e 2010 në Shkodër, mbasi u hapën tre porta shkarkimi të Vaut të Dejës, të Komanit dhe të Fierzës, dhe kjo solli përmbytjet masive të gjithë Shkodrës, madje edhe në qytet. Por, duke u bazuar në ekspertizën e tre specialistëve të hidrocentraleve, hetimet dolën në përfundimin se çështja duhej pushuar, mbasi hapja e digave ishte e justifikuar. E dyta, ende nën proces, është e prokurorisë së Durrësit, nisur pak ditë më parë, jo vetëm për shkatërrim prone me përmbytje, por gjithashtu edhe ndaj personave që dyshohet se shpërdoruan detyrën gjatë menaxhimit të situatës, shkruan TopChannel.

Deri tani, edhe për këtë dosje nuk ka ende të dyshuar.

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut