Dy vëllezër janë ndaluar për 48 orë në Obiliq, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje për pronë.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës 19:30, në rrugën “Dukati”, në fshatin Raskovë.
Burimet bëjnë të ditur se mosmarrëveshja mes vëllezërve dyshohet se lidhet me një arë që figuron në emër të babait të tyre.
Gjatë përleshjes, dyshohet se është përdorur edhe një levë metalike, e cila është konfiskuar nga hetuesit policorë.
