Një përleshje mes pesë personash është raportuar të hënën mbrëma në Ferizaj, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas informatave të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, pasi një i dyshuar paraprakisht kishte sulmuar fizikisht një grua, çka më pas kishte eskaluar në përleshje mes disa personave.
