Deputetët nga radhët e VV-së, Fitore Pacolli e Salih Zyba, siç njofton gazetari i GazetësDemos, Pleurat Salihu, kanë arritur në Gjykatë, atje ku pas pak pritet të fillojë seanca ndaj tyre dhe ministrit në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ky i fundit, përkundër urdhërarrestit, nuk është paraqitur as edhe në këtë seancëm me çrast gjyqtari Sabit Sadikaj konstatoi se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e seancës, dhe e njëjta u anulua.

Ndërsa, dy detputetët Fitore Pacolli e Sali Zyba deklaruan se kanë arsye për mungesën në seancën e kaluar, dhe të njëjtën do ta dërgojnë me shkrim.