Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përkujtohet Dita e Unitetit Gjerman, prezantohet ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

GD
Gazeta Demos17 tetor 2025 në 13:33
Përkujtohet Dita e Unitetit Gjerman, prezantohet ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se dje është festuar Dita e Unitetit Gjerman, një ngjarje që kujton fuqinë e unitetit, guximin dhe ndjenjën e përbashkët të qëllimit.

Në ceremoninë e këtij viti, përveç shënimit të 35-vjetorit të Unitetit Gjerman, u prezantua edhe ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Si e ftuar nderi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi lidhjen e veçantë që ekziston midis Gjermanisë dhe Kosovës, një marrëdhënie që ndikon në jetën e qytetarëve të të dy vendeve dhe që ambasadori Rudolph synon ta forcojë edhe më tej gjatë mandatit të tij.

Në këtë ceremoni morën pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përfaqësues të institucioneve, miq dhe partnerë ndërkombëtarë.

Në deklaratën e saj, Ambasada Gjermane ka falënderuar të gjithë të pranishmit që kontribuuan për ta bërë këtë festim kaq të veçantë.

Rainer Rudolph

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut
  • 22:35Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes
  • 22:16Dita e Ribashkimit Gjerman, Rudolph: Në Kosovë, ky proces ka një kuptim të veçantë
  • 21:50Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret