Në një atmosferë entuziazmi e përkushtimi qytetar, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Istogut, Ukë Blakaj, u prit me përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët e Gurrakocit.
Blakaj theksoi se kjo përkrahje është dëshmi e qartë e gatishmërisë së qytetarëve për një ndryshim të madh dhe për një të ardhme më të mirë për komunën.
“Përkrahje të madhe gjetëm sonte në Gurrakoc për ta bërë ndryshimin e madh për Istogun tonë.
Secila votë për numrin 174 këtë të diel është dëshmi për punë të mira dhe projekte të mëdha që i duhen Istogut.
