Protestuesit janë mobilizuar , ndërsa Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë dhe ka rrethuar objektin e Qeverisë.
Protesta po mbahet që nga mëngjesi, me kërkesën që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të votohet edhe në lexim të dytë.
Pas përshkallëzimit të situatës, në vend ka prani të shtuar të njësive policore.




