Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfundon tërheqja e fletëvotimeve të diasporës, KQZ jep detaje

GD
Gazeta Demos5 janar 2026 në 18:06
Përfundon tërheqja e fletëvotimeve të diasporës, KQZ jep detaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga dhjetori i vitit 2025 dhe deri më 5 janar 2026, janë tërhequr 48 mijë e 602 pako me fletëvotime, derisa numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 58 mijë votues.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se sot është bërë tërheqja e pakove me fletëvotime nga 13 kutitë postare, në total 11 mijë e 867 fletëvotime.

Sipas Elezit, pakot me fletëvotime, të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026, do t’i nënshtrohen vlerësimit/verifikimit dhe ato që do të aprovohen, do të numërohen në QNR.

Deklarata e plotë:

Konfirmoj se sipas planifkimeve, më 5 janar 2026 është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës.

Fillimisht, më 23 dhe 29 dhjetor 2025, nga dy kutitë postare të KQZ-së, në Berlin dhe Bernë, ishin tërhequr 28,555 pako me fletëvotime. Pas procesit të vlerësimit, 27,600 janë aprovuar dhe 955 të tjera janë refzuar, pasi në shumicën e rasteve mungonte dëftesa e regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka filluar të shtunën (3 janar 2026, ora 16:00) dhe do të përfundojë gjatë ditës së sotme (e hënë, 5 janar 2026).

Procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime ka vazhduar dhe më 2 janar, ku nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Neë York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës së hënë, më 5 janar, janë sjellur në Kosovë.

Tërheqja e pakove me fletëvotime është përmbyllur më 5 janar 2026. Nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime.

Në përgjithësi, rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 28 dhjetor 2025.

Numërimi i pakove me fletëvotime, të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026, do t’i nënshtrohen vlerësimit/verifikimit dhe ato që do të aprovohen, do të numërohen në QNR.

Me qëllim të lehtësimit të procesit të votimit jashtë Kosovës, për votuesit e regjistruar për votim me postë, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të ndryshme.

Kutitë postare ishin funksionale në këtë 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 18:41Predikuesi islamik nga Bosnja dëbohet nga Kosova
  • 18:32“Më çuditi”, Mustafa mohon Kurtin: Në tavolinë nuk u diskutua posti i kryeparlamentarit për LDK-në
  • 18:23Pezullohen zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare
  • 18:18Haxhiu fton liderët e partive politike në takim
  • 17:57Pas tri ditësh në kërkim, policia arreston 25-vjeçarin e dyshuar për grabitje në Prishtinë