Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet e 7 qershorit, me Lëvizjen Vetëvendosje që ka dalë e para, duke siguruar 47.13 për qind të votave dhe 53 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 19.44 për qind të votave, duke fituar 22 ulëse.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 16.69 për qind të votave, rezultat që i siguron 18 ulëse në Kuvend.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 6.74 për qind të votave, duke siguruar 7 ulëse.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se e drejta për paraqitjen e ankesave lidhur me administrimin e procesit të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka qenë e garantuar gjatë gjithë procesit, brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga ndodhja e shkeljes së pretenduar.
Ai theksoi se edhe për administrimin e numërimit në ditën e fundit, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme parasheh mundësinë e paraqitjes së ankesave me shkrim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve.
“Në rast se brenda 48 orëve nuk do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit në ditën e fundit, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet nëse ato e obligojnë KQZ-në dhe vetëm pastaj mund të shpall rezultatet përfundimtare”, deklaroi ai.
Më poshtë, gjeni listën e deputetëve të zgjedhur nga secila parti:
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Votat totale: 382,865
Partia Demokratike e Kosovës – PDK
Votat totale: 157,893
