Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Junik.
KQZ ka publikuar këto të dhëna, ku i pari në këtë komunë ka dal Ruzhdi Shehu nga LDK me 47.91% ndërsa i dyti Agron Kuçi nga AAK me 40.68%, dy kandidatë të cilët do të garojnë edhe në balotazh më 9 nëntor.
Edhe në zgjedhjet për Kuvendin Komunal, në Junik LDK është e para me bartës liste Ruzhdi Shehun i cili ka marrë 38.63% apo 921 vota. Pas tij është bartësi i listës së AAK-së, Leonard Lluluni me 38,26% të votave apo 912 vota.
Bartësi i listës së VV-së, Jetmir Tofaj ka marrë 18.83% apo 449 vota, Artin Veliaj ka marrë 2.52% apo 60 vota dhe të fundit nga ky rezultat janë PDK me bartës liste Shkelzen Krasniqi me 1.76% apo 42 vota.
Bazuar në të dhënat e publikuar nga KQZ, këta janë kandidatët për asamble më të votuar në Junik, pesë të parët nga secila parti.
