Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfundon fjalën avokati Dixon: Veseli i pafajshëm, provat ndaj tij janë një grumbull mbeturinash

GD
Gazeta Demos18 shkurt 2026 në 12:15
Përfundon fjalën avokati Dixon: Veseli i pafajshëm, provat ndaj tij janë një grumbull mbeturinash

Ka përfunduar fjalën e tij avokati i Kadri Veselit në Gjykatën Speciale, ku theksoi se klienti i tij është i pafajshëm.

Rodney Dixon, ka deklaruar se argumentet e Prokurorisë së Specializuar ndaj klientit të tij, janë thjesht një grumbull mbeturinash që nuk vërtetojnë përfshirjen e Veselit në veprimtari kriminale.

Pos tjerash, avokati mbrojtës thotë se Zyra e Prokurorisë së Specializuar nuk pranon assesi që është në gabim.

“ZPS-ja nuk e pranon që është gabim. Ne i kemi trajtuar gjerë e gjatë makinacionet e grumbullit të thashethemeve që ka ZPS-ja lidhur me pretendimet e drejtpërdrejta, dhe themelësinë e argumenteve të tyre, që sipas nesh nuk ekziston fare. Janë 15 faqe vetëm për një pretendim, ku kemi thënë se si provat e bazuara vetëm në thashetheme janë thjesht një grumbull mbeturinash që nuk vërtetojnë aspak që zotëri Veseli të ketë qenë i përfshirë në ndonjë veprimtari, e lëre më të ishte i pranishëm kur diçka ka ndodhur”, tha Dixon.

Ai tha se ajo që mbetet nga argumentet e ZPS-së është thjesht “thërrime thashethemesh”, duke shprehur përbuzje për vetë themelin e gjykatës.

Dixon kërkoi të kontrollohet narrativa e rreme dhe të gjendet e vërteta në gjithë këtë rrëmujë, pasi ZPS=ja nuk ka asnjë provë.

“Mbrojtja ka të drejtë që të tregojë që pretendimet janë të bazuara në thashetheme dhe janë të pabaza. Ajo që mbetet është thjesht thërrime thashethemesh, tregon përbuzje për vet themelimin e kësaj gjykate”.

“Të kontrollohet narrativa e rreme, të gjendet e vërteta në gjithë këtë rrëmujë që nuk ka asnjë provë në argumentet e ZPS-së”, u shpreh avokati.

Kadri Veseli

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë