Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfshihen nga zjarri drunjtë që përdoreshin për ngrohje brenda hapësirës së shkollës “Sylejman Vokshi” në Deçan

GD
Gazeta Demos20 janar 2026 në 08:56
Përfshihen nga zjarri drunjtë që përdoreshin për ngrohje brenda hapësirës së shkollës “Sylejman Vokshi” në Deçan

Drutë për ngrohje të shkollës fillore “Sylejman Vokshi” në Deçan janë përfshi nga zjarri ku edhe kanë ndërhy zjarrfikësit për ta ndalë zjarrin.

Drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj, ka njoftuar shkaqet që çuan deri te zjarri janë ende të panjohura, megjithatë thekson se mësimi do të vazhdojë pasi që shkolla posedon kondicionerët për ngrohje.

Ai bën të ditur se do të fillojë edhe furnizimi me dru.

“Sot, rreth orës 02:00 të mëngjesit, Drejtoria Komunale e Arsimit është njoftuar nga drejtori i Shkollës Fillore “Sylejman Vokshi” për një incident zjarri, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e njësive të zjarrfikësve për shuarjen e tij. Zjarri kishte përfshirë drutë për ngrohje të shkollës, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është i njohur. Menjëherë janë lajmëruar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin në përputhje me procedurat ligjore. Njoftojmë opinionin publik se procesi mësimor në Shkollën Fillore “Sylejman Vokshi” do të vazhdojë pa asnjë ndërprerje, pasi që shkolla është e pajisur edhe me kondicionerë për ngrohje. Po ashtu, do të bëhet furnizimi i menjëhershëm me dru për ngrohje”, njofton ai.

Ai ka falënderuar të gjithë për reagimin.

“Falënderojmë zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe të gjithë të angazhuarit për reagimin e shpejtë dhe profesional, sidomos duke marrë parasysh kushtet e vështira dhe temperaturat e ulëta, ku kanë qëndruar në terren gjatë gjithë natës”, ka shkruar Hulaj.

Zjarrfikesit

Më shumë nga Lajme

  • 14:59“Injorantët u bënë pushtues pas luftës”, Zafir Berisha ia kujton një postim shumë të rëndë këngëtarit Ramë Lahaj
  • 14:37“Lirinë e lamë me gjak!”, Ramë Lahaj fton qytetarët në protestën e sontme
  • 14:36Aktgjykimi i Hagës, “Liria ka Emër”: Qeveritë shqiptare të mbajnë mbledhje të përbashkët urgjente
  • 14:19Profesori spanjoll kritikon Hagën: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid
  • 14:10Protestat në Prishtinë, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi