Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, u arrestua më 9 janar 2026 në qytetin Santa Marta të Kolumbisë, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.
Sipas autoriteteve Spanjolle, Gioel ishte një nga koordinatorët kryesorë të dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, kryesisht në Spanjë.
Hetimet zbuluan se ai përdorte disa identitete të rreme, përfshirë dokumente shqiptare, greke, spanjolle dhe belge, si edhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt për qëndrimin në Kolumbi.
