Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Për tri vjet institucionet shpenzuan rreth 40 milionë € për naftë të automjeteve dhe telefoni mobile

GD
Gazeta Demos22 prill 2026 në 09:55
Për tri vjet institucionet shpenzuan rreth 40 milionë € për naftë të automjeteve dhe telefoni mobile

Tri vjet, rreth 40 milionë € shpenzime. Ky është bilanci i shpenzimeve i institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës për derivate të naftës dhe telefoni mobile bazuar në raportet zyrtare të shpenzimeve të Ministrisë së Financave .

Këto shpenzime dhjetëra milionëshe kanë ndodhur gjatë mandatit të fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë vazhdimisht kritikonte paraardhësit e tij në krye të Qeverisë për shpenzime të larta, siç thoshte ai, për naftën e xhipave dhe për luks.

Por, me ardhjen e tij në krye të ekzekutivit të Kosovës në vitin 2021, shpenzimet e tilla nuk janë ulur asnjëherë, por përkundrazi janë rritur në krahasim me qeveritë paraprake.

Shpenzimet për derivate të automjete, gjeneratorë dhe makineri

2025= 10.5 milionë euro

2024= 10.7 milionë euro

2023= 10.5 milionë euro

Shpenzimet për telefoni mobile

2025= 2.4 milionë euro

2024= 2.4 milionë euro

2023= 2.3 milionë euro

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ashpër ndaj shpenzimeve të fundit të shtetit gjatë tre viteve të fundit, duke i cilësuar ato si të tepruara dhe të pajustifikuara në raport me premtimet e Qeverisë.

Rukiqi ka vënë theksin veçanërisht te shpenzimet për vetura dhe shpenzime të tjera operative, duke thënë se ato kanë dalë përtej çdo kufiri të arsyeshëm.

“Këto shpenzime duket se e kanë kaluar çdo nivel të pranueshëm, këto janë shpenzime për vetura që shpenzojnë shumë, por për një qeveri që ka premtuar ndryshe, kjo e tejkalon çdo nivel të pranueshëm”. /FrontOnline

Qeveria Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 11:58Hoxhaj nga Haga: Dita më e zezë që ka pasur ndonjëherë populli shqiptar
  • 11:56Flet vëllai i Jakup Krasniqit: Për keqardhje që u dënuan në emër të popullit
  • 11:49Ditë e zezë: UÇK-ja dënohet me 81 vjet burgim
  • 11:47Gresa Krasniqi pas aktgjykimit: Vendimi na ka lënduar, por kurrë nuk do të na thyejë
  • 11:46Dënimi i krerëve, Lushtaku: Gjykatë e korruptuar nga Serbia e Rusia, UÇK-ja është e pastër