Në një intervistë për emisionin FIVE në RTV Dukagjini, Buja foli edhe për zhvillimet në fshatra dhe potencialin e tyre. Ai tha se Janjeva mund të zhvillohet dhe të rikthehet në qytezën që dikur ishte. Sipas tij, në hartimin e programit të tij kanë punuar 55 ekspertë nga Lipjani dhe vende të tjera, të cilët kanë identifikuar problemet ekzistuese dhe më pas kanë ndërtuar planin e detajuar qeverisës.
Duke u ndalur te fshati Gadime, Buja përmendi problemin e urave të vjetra që datojnë që nga koha e ish-Jugosllavisë.
“Janë dy ura të ngushta, shumë të rrezikshme”, tha ai.
Tutje, ai foli për Baicën, duke përmendur ujërat termale dhe mundësinë e zhvillimit të turizmit jo vetëm aty, por edhe në Gadime.