Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Peleshi pret në takim Kos: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë në BE

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2025 në 19:44
Peleshi pret në takim Kos: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit i Shqipërisë, Niko Peleshi, priti në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.

Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se ka bërë progres mbresëlënës.

“Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”, u shpreh ajo.

Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar.

“Integrimi evropian ka rrënjë në historinë dhe identitetin tonë, në moton e rilindasve “për Shqipërinë dielli lind nga perëndon”. Kuvendi do të vazhdojë të garantojë legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit. Si Kryetar i Kuvendit do të mbështes aksesin dhe kontributin e opozitës dhe qytetarëve në integrim”, u shpreh ai.

Në takim mori pjesë edhe Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.Gjekmarkaj theksoi mbështetjen e opozitës për integrimin në BE, duke insistuar në rëndësinë e standardeve demokratike.

Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara ritmin e negociatave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet europiane.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 08:50Gërxhaliu: Kosova rrezikon të humbë edhe 130 milionë euro nga Plani i Rritjes
  • 08:45SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
  • 08:21Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?
  • 08:15KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
  • 08:14Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt